“Doktrinë të Përbashkët Rajonale” për luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit në rajon

Lufta Kundër Terrorizmit dhe Ektremizmit ul në tryezë përfaqësues të Shqipërisë Kosovës, Serbinë Malin e Zi dhe Bosnje-Hercegovinë.

Takimi i gjashtë i Rrjetit Rajonal të Koordinatorëve Kombëtarë të Ballkanit Perëndimor të Luftës Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Terrorizmit po mbahet në Sarajevë.

 Shqipëria përfaqësohet nga Koordinatori Kombëtar Kundër Ektremizmit dhe Terrorizmit  Denion Meidani dhe  Ermal Jauri.

“Doktrinë të Përbashkët Rajonale” për

Denion Meidani propozoi “Doktrinë të Përbashkët Rajonale” të luftës kundër Ektremizmit të Dhunshëm dhe Terrorizmit.

Në takim në Sarajevë janë të pranishëm Koordinatori Kombëtar i Luftës Kundër Ektremizmit të Dhunshëm dhe Terrorizmit të Shqipërisë Z. Denion Meidani,  Koordinatori Kombëtar i Kosovës Z. Mensur Hoti, Koordinatori Kombëtar i  Maqedonisë së Veriut Z. Zlatko Apostoloski, Koordinatori Kombëtar i Serbisë Z. Darko Cvijovic dhe Koordinatori Kombëtar i  Bosnie Hercegovinës, Znj. Ivana Veselcic.