Reporteri: Moska do të bisedojë me Perëndimin për paqe, sulmet ndaj gazsjellësit rus i interesojnë SHBA-ve

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, reporteri Misha Pumo u shpreh se intensifikimi i bombardimeve është një ftesë dhe kërcënim ndaj perëndimit që të ulen në tryezën e bisedimeve.

Sipas tij, SHBA-ve u intereson në radhë të parë sulmi ndaj gazit rus, sepse mund të diktojnë kurset e tyre pasi nuk ka më një varësi nga ky gaz.

Pumo: Intensifikimi i bombardimeve është një ftesë dhe kërcënim ndaj perëndimit që të ulen në tryezën e bisedimeve. Shumë kanë bërë bisedime për paqe. Sekretari i përgjigjeve është shprehur se është i interesuar për bisedime pa Ukrainën.

Kujt i intereson shkatërrimi i gazsjellësve? I intereson në radhë të parë SHBA-ve, sepse mund të diktojnë kurset e tyre pasi nuk ka më një varësi nga gazi rus. Po ashtu, edhe Putini la të kuptojë se këtë sulm nga gazsjellësit e kanë bërë anglezët dhe shërbimet e tyre sekrete.