55 vjeçari shpallet gabimisht i vdekur, vdes në përpjekje për të hapur thesin e morgut

Një 55 vjecar në Australi u shpall gabimisht i vdekur, ndërsa jetën e humbi pasi e futën në thesin e morgut.

Një hetim ka nisur në Spitalin e Përgjithshëm Rockingham në Perth (Australi) për të hedhur dritë mbi historinë e trishtë që 55-vjeçarin Kevin Reid pëjetoi në morg kur ai ishte ende gjallë.

Burri u raportua i vdekur më 5 shtator jo nga një mjek, por nga disa infermierë në repart. Kështu ai u fut në një çantë të zezë trupi dhe u transportua në morgun e objektit.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

I deklaruar i vdekur gabimisht në sptal u dërgua në morgun e spitalit. Të nesërmen, megjithatë, një mjek e gjeti çantën e tij të hapur: 55-vjeçarit i kishte dalë gjak i freskët nga një plagë në krahun e tij. 

Përveç kësaj, burri u gjet me sytë hapur, ndërsa stafi u kujdes që t'ia mbyllte para se ta fuste në çantën e zezë.

Megjithatë ky nuk është episodi i parë i këtij lloji, për fat të keq. Por në raste të tjera fatmirësisht kishte pasur përfundime të tjera. 

Një 45-vjeçar në Indi është gjetur ende i gjallë nga familjarët që kanë shkuar me shpejtësi në morg, pasi kishte kaluar natën në dhomën e ftohtë. I njëjti fat ishte dhe për një të moshuar në Shangai të Kinës, shkruan Tg.com.