Përmbytje të frikshme në Venezuelë, 36 humbin jetën, 56 ende të zhdukur

Numri i personave të vrarë është rritur në 36 dhe 56 të tjerë rezultojnë të zhdukur, pasi rrëshqitjet e dheut shkatërruan shtëpitë në qytetin venezuelian të Las Tejerías.

Rreth 1000 personelë emergjence po marrin pjesë në operacionet e kërkim-shpëtimit.

"Ne po përpiqemi të shpëtojmë këdo që mundemi dhe po shprehim ngushëllimet tona për të gjithë ata që kanë humbur një të dashur," tha zëvendëspresidentja Delcy Rodríguez.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Presidenti Nicolás Maduro ka shpallur tre ditë zie kombëtare.

Mes të vrarëve janë edhe dy të vegjël, thanë mediat lokale.

Raportet e mëparshme thanë se 25 persona ishin vrarë, por ministri i Brendshëm dhe i Drejtësisë Remigio Ceballos u tha gazetarëve se numri ishte rritur në 36.

Reshjet e rrëmbyeshme bënë që lumi El Pato të dalë nga brigjet e tij. Ujërat që rezultuan nga përmbytjet fshinë pemë, makina, shtëpi dhe dyqane në qytet, rreth 50 km në jug-perëndim të kryeqytetit, Karakas.

Në muret e shtëpive, balta e dendur tregonte se sa lart ishin ngritur ujërat e përmbytjes, raporton BBC.

Përmbytje të frikshme në Venezuelë, 36 humbin jetën, 56 Përmbytje të frikshme në Venezuelë, 36 humbin jetën, 56