Reporteri: Mbi 200 mijë persona janë larguar nga Rusia nga frika se mund të mobilizohen për luftë
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, reporteri Misha Pumo u shpreh se në Moskë gjysma e njerëzve janë dakord me pushtetin.
Sipas tij, ka shumë njerëz që kanë ikur që mund të mbi 200 mijë veta që janë larguar sepse mund tu vinte thirrja për tu mobilizuar.
Pumo: Kam vënë re që kishte shumë njerëz në Moskë, të gjithë kontrolloheshin. Thonë që ishin nga ndërmarrjen shtetërore, me siguri kanë pasur një stimuluar sepse ishin grupe të organizuara. Shoqëria është e ndarë në gjysmë. Ka njerëz që nuk e shohin, ka njerëz që nuk e përkrahin.
Ka shumë njerëz që kanë ikur. Thonë se janë mbi 200 mijë veta që janë larguar sepse mund tu vinte thirrja për tu mobilizuar. Ka pasur edhe nga ata që janë bashkuar vullnetarisht, sepse e gjejnë veten në luftë, pasi nuk kanë pasur asgjë në jetë. Ka pasur edhe skena tronditëse si fëmijë të vegjël që qanin kur largoheshin baballarët në luftë.
