Biden zotohet të vazhdojë mbështetjen e mbrojtjes ajrore të SHBA për Ukrainën

BBC ka dhënë detaje mbi bisedën telefonike që u zhvillua mes Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky dhe Presidentit të SHBA Joe Biden.

Më herët, Presidenti Zelensky tha se të dy udhëheqësit patën një "bisedë produktive" , në të cilën mbrojtja ajrore ishte në krye të agjendës.

Tani Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se Presidenti Biden u zotua të vazhdojë t'i ofrojë Ukrainës mbështetjen e nevojshme për t'u mbrojtur, duke përfshirë sistemet e avancuara të mbrojtjes ajrore.

Zoti Biden nënvizoi gjithashtu angazhimin e tij të vazhdueshëm me aleatët dhe partnerët "për të vazhduar imponimin e kostove ndaj Rusisë, duke e mbajtur Rusinë përgjegjëse për krimet e saj të luftës dhe mizoritë e saj dhe duke i ofruar Ukrainës ndihmë për sigurinë, ekonomike dhe humanitare".