Vijon aksioni i FNSH në Vlorë, tre të arrestuar për kultivim kanabisi
Duke filluar nga e premtja në mbrëmje forcat e ndërhyrjes së shpejtë janë prezent në Vlorë.
Mbrëmjen e djeshme FNSH ka qenë e vendosur në hyrje të qytetit pranë rreth rrotullimit të Nartës teksa ka vijuar kontrollet në automjetet e shtrenjta, ato me xhama të zinj dhe eksponentët e krimit.
Mësohet se kontrolle ka patur edhe në zona të riskut në Vlorë ku kanë patur informacione për persona që fshiheshin në to.
Gjithashtu kontrolle ka patur edhe për parcela kanabisi kryesisht në Bashkinë Selenicë por edhe kontrolle në banesa të dyshuara si "shtëpi bari" nga konsumi i lartë i energjisë elektrike.
Për kontrollet në fjalë deri më tani sipas njoftimeve zyrtare të policisë janë arrestuar tre persona për posedim dhe kultivim narkotikësh ndersa janë shoqëruar në komisariat disa të tjerë për thyerje të rregullave të qarkullimit rrugor.
