Infermierja akuzohet se helmoi foshnjat me insulinë
Lucy Letby është akuzuar për vrasjen e pesë djemve dhe dy vajzave dhe tentativës për të vrarë 10 foshnja të tjera në spitalin "Countess of Chester".
Letby, 32-vjeç nga Hereford, mohon 22 akuza në Gjykatën e Kurorës së Mançesterit.
"Para janarit 2015, statistikat për vdekshmërinë e foshnjave në njësinë neonatale në Konteshën e Chester ishin të krahasueshme me njësi të tjera të ngjashme. Sidoqoftë, gjatë 18 muajve të ardhshëm apo më shumë, pati një rritje të konsiderueshme të numrit të foshnjave që po vdisnin dhe në numrin e kolapseve të rënda katastrofike”, tha Nick Johnson, i cili shqyrtoi çështjn.
Ai tha se rritjet u vunë re nga konsulentët e spitaleve, të cilët ishin të shqetësuar se "foshnjat që po vdisnin ishin përkeqësuar në mënyrë të papritur".
"Duke kërkuar për një shkak, të cilin ata nuk mundën ta gjenin, konsulentët vunë re se kolapset dhe vdekjet e pashpjegueshme kishin një emërues të përbashkët. Prania e një prej infermiereve, Lucy Letby", tha ai.
Johnson i tha gjykatës se meqenëse mjekët nuk mund të jepnin llogari për kolapset dhe vdekjet, policia u thirr dhe kreu një "shqyrtim të mundimshëm".
“Ky rishikim sugjeron se në periudhën ndërmjet mesit të vitit 2015 dhe mesit të vitit 2016, dikush në njësinë neonatale helmoi dy fëmijë me insulinë”, tha ai.
“Prokuroria thotë se i vetmi përfundim i arsyeshëm që mund të nxirret nga provat që do të dëgjoni është se dikush i helmoi këto foshnje qëllimisht me insulinë”.
Johnson tha se nganjëherë foshnjave u injektohej ajër dhe në raste të tjera ata ushqeheshin me insulinë ose shumë qumësht.
Gjyqi mund të zgjasë deri në gjashtë muaj.
Rasti vazhdon./BBC/
