Djegia e makinës në Devoll, 15 të shoqëruar në komisariat, mes tyre edhe Deizi Arapi

Burime pranë policisë bëjnë me dije se rreth 15 persona janë shoqëruar në komisariatin e Devollit, për t’u marrë deklarimet lidhur me djegien e mjetit të Marsel Buçit.

Sipas informacioneve, mes të shoqëruarve është edhe Deizi Arapi, ndërsa shtetasit e tjerë janë persona që mund të kenë dijeni, apo persona që kanë patur konflikte më parë me Buçin.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Gazetari i Ora News informon se janë hapur të gjitha dosjet që lidhen me Marselin, në mënyrë që të bëhet e mundur zbardhja e ngjarjes.

Vetë Buçi ka deklaruar në polici se dyshimet e tij janë tek Deizi Arapi, pasi ajo ka përmendur emrin e tij kur iu dogj makina e saj.

Zbardhja e ngjarjes vështirësohet pasi në atë zonë nuk ka kamera sigurie.

Djegia e makinës në Devoll, 15 të shoqëruar në