Përleshje me thika në Elbasan, plagoset në fyt 21-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Tetor 2022, 18:26

Policia në vendin e ngjarjes
Një përleshje me thika ka ndodhur në Elbasan pasditen e sotme (9 tetor 2022).
Si pasojë e konfliktit, një 21-vjeçar ka mbetur i plagosur në pjesën e fytit.
"Në lagjen "28 Nëntori", Elbasan, dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi P. R. 54 vjeç, banues në Elbasan, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin F. Sh., 21 vjeç, banues në Elbasan, i cili ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore", njofton policia.
Autori i dyshuar, shtetasi P. R. është lokalizuar dhe kapur brenda pak minutash
Ende nuk dihen shkaqet e sherrit të ndodhur.
Një grup hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
