Policia kontrollon lokale e makina, disa të shoqëruar në Bulqizë e Burrel

Disa persona janë shoqeruar në polici pas kontrolleve të befasishme nga ana e tyre.

Operacionalja dhe Shqiponjat e Drejtorisë së Policisë Dibër kanë zbarkuar në lokale si dhe kanë kontrolluar makina të ndryshme.

Forcat blu po kontrollojnë për armë, drogë e persona në kërkim.

Në kuadër të këtij operacioni janë shoqëruar disa persona në Burrel e Bulqizë.

Kontrollet e befasishme ishin të mbështetur me inteligjencë informative,  për goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo shpërndajnë lëndë narkotike.

“Kontrollet nga forcat Operacionale dhe forca e Posaçme "Shqiponja" të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, u mbështetën dhe nga shërbimet e Komisariateve  të Policisë Mat dhe Bulqizë. Kontrolle po ushtrohen në lokale ku dyshohet se ushtrohet veprimtari e kundraligjshme e lojrave të fatit, që frekuentohen nga persona që janë në kërkim apo shpërndajnë lëndë narkotike e mbajnë armë zjarri”, njofton policia.

Kontrollet  e befasishme  në gjithë qarkun  nga shërbimet operacionale dhe të rendit, si dhe monitorimi i akseve rrugore nga Policia Rrugore, vijojnë, me qëllim goditjen e paligjshmërive dhe rritjen e parametrave të  sigurisë publike dhe asaj rrugore.

Policia kontrollon lokale e makina, disa të shoqëruar në