“Nuk mund të qëndrojmë vetëm duke u lutur”, Rama: Kur BE shpërndau vaksinat e para nuk na dha asnjë dozë

Kryeministri shqiptar Edi Rama gjatë një interviste për  SKYTG 24 ka folur për periudhën gjatë të cilës i gjithë globi u përball me virusin e panjohur kovid.

Rama u shpreh se kur BE vendosi të shpërndante vaksinat e para nuk ju dha asnjë dozë vendeve të Ballkanit.

Edi Rama: Kur BE vendosi të shpërndante vaksinat e para nuk na dhanë asnjë dozë as ne as vendeve të tjera të Ballkanit. Por BE në atë që unë di është i vetmi realitet gjeopolitik që përfaqësohet me hartë me kufij të jashtëm dhe kufij të brendshëm. Dhe në kufij të brendshëm është Ballkani. Të jesh pjesë e këtij  trup por të mos jesh pjesë e këtij gjaku për të jetuar si Italia dhe Shqipëria. Me kalimin e viteve dhe me këtë kontaminim të përbashkët ajo që  ndodh në Itali ndodh dhe në Shqipëri, dhe tek pamë atë vetmi të tmerrshme ka qenë e natyrshme për ne, ata ndodhen përballë diçkaje apokaliptike dhe nuk mund të qëndrojmë vetëm duke u lutur për to. Dërgimi i 30 mjekëve dhe infermjerëve përballë asaj mostre që nuk njihej kovidi.

Sakaq Rama tregoi dhe se vaksinat e para janë marrë nga Italia.

Edi Rama: Askush nuk e di  dhe nuk e mendoja se do ta thoja ndonjëher por me Luigin kemi pasur marrëdhënie të jashtëzakonshme, kemi bërë së bashku një veprimtari kontrabande vaksinash. Kishim presion dhe frik se njerëzit mos vdisnin dhe i them Luigjit mund të na jepni një sasni simbolike doza vaksinash. Pffizer kishte një kontratë shumë të prerë me qeveritë: Unë iu jap vaksinat, por ju nuk mund t’ia jepni ato askujt. Diçka që është gjithçka tjetër veçse e krishterë. Luigi tha se do të ishte një gjë shumë serioze. Por, ne e bëmë këtë me shërbimet tona sekrete: dy ministra që i kalonin mallrat kontrabandë njëri-tjetrit për të shpëtuar njerëzit. Më pas nuk mund t’i fshihnim vaksinat, duhej t’i administronim edhe ato. Avokatët e Pffizer kërcënonin me padi dhe donin të dinin se si i morëm ato, por ne thjesht thoshim nga një vend mik. Thashë se kishim mësuar nga napolitanët se nuk duhet të heqësh dorë kurrë nga një mik para policisë.