Deputetja Zhupa: Beteja jonë për trashëgiminë kulturore është betejë për Shqipërinë

Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka dhënë një deklaratë për mediat nga ambientet e Amfiteatrit të Durrësit.

Zhupa thotë se “kjo perlë, Amfiteatri i Durrësit banjat romake, forumi bizantin parashikohen në planin e ri të menaxhimit të Ministrisë së Kulturës bashkë më ADF-n të jepen më koncesion.”

Sipas saj me siguri përfituesi do të jetë i njëjtë më Butrintin por, edhe në qoftë i ndryshëm parimi është i njëllojtë, do ti jepet një privati. 

Zhupa për këtë ja vë fain dhe ligjit për trashëgiminë kulturore të vitit 2018.

“Kjo strategji e Ministrisë së Kulturës e ka rrugën e hapur nga ligji i trashëgimisë kulturore i vitit 2018. Ligj ky që parashikon që çdo fondacion privat mund të marrë me koncesion pasurinë tonë kombëtare trashëgiminë tonë kulturore. Pikërisht për këtë unë kam kërkuar ndryshimin e neneve që i hapin rrugë privatit për ta marrë, dhe administrimin e pasurive kulturore vetëm nga shteti ose nga fondacione publike ku shteti ka rolin maxhoritar.”

Deputetja e PD shprehet se betaja e radhës e PD tashmë është koncensioni i Durrësit.

“Ne kemi mundësinë që ti tregojmë çdo shqiptari që beteja jonë është e vërtet dhe që beteja jonë do të vazhdojë. Koncesioni i Durrësit është koncesioni i radhës ku ne do të bëjmë betejë, ashtu siç nuk do ta lëmë pa e dërguar në Gjykatën Kushtetuese koncesionin e Butrintit. Ne besojmë se shqiptarët meritojnë të kenë një histori të përbashkët, meritojnë të kenë identitet të mbrojtur dhe të ruajtur nga shteti.”

Sipas Zhupër ky projekt ka shumë pikëpyetje.

“Ky projekt ka shumë pikëpyetje, jo vetëm për trashëgiminë kulturore, por edhe për interesin e drejtpërdrejtë të qytetarëve të Durrësit. Ndaj edhe ne do ta ndjekim hap pas hapi beteja jonë për trashëgiminë kulturore është betejë për Shqipërinë.”