Në luftë me flakët në zonën midis fshatit Nartë dhe Akërni, terreni vështirëson shuarjen e zjarrit

Vijon për të dytën ditë me rradhë zjarri në zonën midis fshatit Nartë dhe Akërni në Vlorë.

Vatra aktive e zjarrit nisi të shtunën pasdite teksa forcat zjarrfikëse s’ja kanë dal dot të shuajnë flakët. Megjithëse kanë luftuar prej 24 orësh për shuarjen e zjarrit, terreni vështirëson punën.

Hapsira e madhe e tokës së djegur mbetet e konsiderueshme.

Flakët pritet të vijojnë edhe të paktën për disa orë.