Plagosi me thikë të riun në Elbasan, vihet në pranga 54 vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Tetor 2022, 18:42

Policia në vendin e ngjarjes
Është vënë në pranga 54 vjeçari i cili plagosi me thikë të riun në Elbasan.
“Në lagjen "28 Nëntori", Elbasan, dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi P. R. 54 vjeç, banues në Elbasan, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin F. Sh., 21 vjeç, banues në Elbasan, i cili ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore.”, njofton policia.
Autori i dyshuar, shtetasi P. R. është lokalizuar dhe kapur brenda pak minutash, pas ngjarjes. Aktualisht ndodhet në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
