“Luftë” me zjarr në Bilisht/ Punonjësit të deputetit Nallbati i digjet makina, në polici edhe Deizi Arapi

Makina e një të riu u dogj në Bilisht, gati dy javë pasi ai u akuzua si zjarrvënësi në makinën e një 27 vjeçareje e njohur në rrjetet sociale si “Gangsterja e Bilishtit”.  Policia ndërkohë deri më tani ka qenë e pafuqishme të gjejë autorët dhe të ndalojë këtë luftë me zjarrvënie.

Një “luftë” me djegie makinash si pasojë e konflikteve ka nisur në Bilisht.

Mjeti në pronësi të Marsel Buçit u shkrumbua në orët e para të mëngjesit të së hënës, ndërsa ishte i parkuar.

Dyshimet janë për zjarrvënie të qëllimshme pas të cilës besohet se është hakmarrja.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

I riu ishte akuzuar nga Deizi Arapi, vajza e njohur në rrjetet sociale si “Gangsterja e Bilishtit” se i kishte djegur mjetin, pak javë më parë.

Ndaj edhe Marsel Buçi ka vendosur emrin e 27 vjeçares në krye të listës së të dyshuarve për djegien e makinës.

Por vendi ku ndodhej i parkuar mjeti, është i pambuluar me kamera sigurie, dhe identifikimi i zjarrvënësve është i vështirë.

Deizi Arapi, mësohet se ishte mes personave të shoqëruar në polici në kuadër të hetimeve për zjarrvëniet e qëllimshme të mjeteve në qytetin e Bilishtit.

Pasi i dogjën makinën më 25 Shtator, 27 vjeçarja Deizi Arapi akuzoi ish-kryebashiakun, tashmë deputet të Partisë Demokratike, Bledion Nallbati se ishte pas kërcënimeve që pretendon se po i bëhen.

Marsel Buçi, të cilin ajo akuzonte si zjarrvënës, rezulton se punon në një karburant i njohur si në pronësi të deputetit demokrat.

Ky i fundit, pas akuzave të 27 vjeçares, mohoi konfliktet me të dhe paralajmëroi padi për prishje imazhi.

“Luftë” me zjarr në Bilisht/ Punonjësit të
Marsel Buçi dhe makina e djegur

“Luftë” me zjarr në Bilisht/ Punonjësit të