Profili i mbretëreshës Elizabeth, i krijuar nga fluturimi prej 250 miljesh

Një pilote ka fluturuar më shumë se 250 milje detare për të krijuar një skicë të profilit të Mbretëreshës në një hartë.

Amal Larhlid nga Londra fluturoi me një Piper PA-28 për dy orë, për të mbledhur para për Hospice UK.

Udhëtimi, i ndjekur në FlightRadar, formoi një portret 65 milje (105 km) të gjatë dhe 39 milje (63 km) të gjerë.

Kurora shtrihet nga Newport Pagnell në Rugby, me një xhevahir në qendër mbi Northampton.

Larhlid shkroi në faqen e saj të mbledhjes së fondeve: "Ajo ishte një frymëzim për shumë breza, duke iu përkushtuar shërbimit për 70 vjet."

KËTU LAJMET MINUTË PAS MINUTE

Ajo shtoi se besonte "në fuqinë e kujtimit dhe vlerësimit në kohë si këto" dhe donte të realizonte fluturimin për t'i bërë nderimet e saj mbretëreshës së ndjerë.

Larhlid planifikoi rrugën e saj duke shndërruar një portret të mbetëreshës në një format që njihej nga një program planifikimi fluturimi i quajtur ForeFlight.

Ajo gjithashtu mbajti një kopje rezervë manuale të itinerarit të bërë duke përdorur pika referimi, si dhe bëri fluturime të shumta praktike.

Asaj iu desh të qëndronte në kontakt me kontrollin e trafikut ajror gjatë gjithë kohës që të mos kalonte kufijtë ajrorë.

Pilotja shtoi se pjesa më e vështirë e fluturimit ishte krijimi i kurorës për shkak të kthesave të ngushta.