Kush është përgjegjës për shpërthimin e urës së Krimesë?
Një shpërthim masiv ndodhi mëngjesin e së shtunës rreth orës 06:00 në urën e Kerçit që lidh Rusinë me Krimenë. Tre persona janë konfirmuar të vdekur, dy prej të cilëve - një burrë dhe një grua - janë nxjerrë nga uji.
Teori të shumta po bëjnë bujë, duke filluar nga dyshimet për një operacion të Forcave Speciale të Ukrainës, tek puna e partizanëve në Krime, sulmi me raketa, madje edhe një bombë vetëvrasëse, por asgjë nuk është konfirmuar ende me saktësi se kush qëndron pas shpërthimit të urës në Krime.
Zyrtarët ukrainas nuk kanë marrë përsipër përgjegjësi në mënyrë direkte, duke shkaktuar të njëjtin nivel paqartësie që pasoi një sulm misterioz në bazën ajrore ruse në Krime në gusht.
Por sulmet në bazën Saky dhe urat e Kerçit janë të gjitha pjesë e së njëjtës përpjekje më të gjerë: për të minuar aftësinë e Rusisë për të përdorur Krimenë si pikënisje për luftën e saj në Ukrainën jugore.
Urat rrugore dhe hekurudhore janë hallka jetike në zinxhirin e furnizimit të Rusisë. Pa to, Moska do ta ketë edhe më të vështirë të dërgojë trupa dhe pajisje për të zmbrapsur ofensivën e Ukrainës në veri të Khersonit.
Zaporizhzhia është ende në tronditje pas sulmeve me raketa ruse të enjten, të cilat lanë të paktën 17 civilë të vdekur.
Njerëzit atje dyshojnë se po ndëshkohen nga Rusia ndërsa Moska sulmon pas dështimeve të saj të fundit ushtarake.

