VIDEO/ Këngëtari Ed Sheeran koncert falas për fansat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Tetor 2022, 09:50
Ed Sheeran ka luajtur një koncert të improvizuar në Ipswich.
Turmat u mblodhën për të parë yllin teksa ai performonte këngën e tij hit The A Team jashtë bashkisë së qytetit.
Ai njoftoi fansat për koncertin në Instagram pasi bleu një kitarë në një dyqan muzikor vendas.
"Kam luajtur kaq shumë shfaqje këtu dhe kam një dashuri të tillë për këtë vend - jam shumë i lumtur që jam kthyer këtu," i tha ai turmës.