Vendi i BE-së kundër sanksioneve

Viktor Orban ka kritikuar sërish sanksionet kundër Rusisë për të cilat thotë se po i detyrojnë vendet e BE-së të rrjedhin gjak për shkak të inflacionit të lartë. Kreu i qeverisë i bën thirrje Brukselit të ndryshojë kurs nga politikat të cilat i quan të dështuara.

Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban kërkon ndryshime të politikave të Bashkimit Evropian në lidhje me sanksionet.

Kreu i qeverisë hungareze u shpreh se unioni po rrjedh gjak për shkak të sanksioneve anti-ruse.

"Sanksionet e vendosura nga BE ndaj Rusisë për konfliktin në Ukrainë kanë dështuar. Sanksionet nuk i përmbushën shpresat që u ishin varur, lufta nuk ka mbaruar. Evropa po rrjedh gjak ngadalë dhe Rusia po fiton para në ndërkohë. Politika e dështuar e Brukselit duhet ndryshuar."

Deklarata u bë në të njëjtën ditë kur BE njoftoi një raund të tetë të sanksioneve ndaj Rusisë të cilat përfshijnë kufirin e çmimit të naftës si dhe kufizime tregtare që arrijnë në 7 miliardë euro, dhe sanksione individuale kundër 30 personave dhe shtatë subjekteve.

KËTU LAJMET MINUTË PAS MINUTE

Masa vjen pas aneksimit të Republikave Popullore të Donjeck dhe Llugansk si dhe rajoneve Kherson dhe Zaporizhje nga Rusia.

Orban ka kritikuar shpesh sanksionet e BE-së ndaj Rusisë, duke i quajtur ato kundërproduktive. Hungaria, e cila është shumë e varur nga energjia ruse, ka mbajtur një qëndrim relativisht neutral gjatë konfliktit në Ukrainë, duke dënuar përdorimin e forcës nga Moska, por duke refuzuar të furnizojë me armë Kievin.

Sanksionet kundër Rusisë janë bërë shkak edhe për inflacionin e lartë në vendet e Bashkimit Evropian.