Eurovision 2023: Liverpool mposht Glasgoun

Liverpool është zgjedhur të presë konkursin e parë të këngës në Eurovizion që do të mbahet në Mbretërinë e Bashkuar pas 25 vitesh.

Shtëpia e The Beatles, Frankie Goes to Hollywood dhe The Wombats do të organizojnë ngjarjen spektakolare më 13 maj.

Shfaqja do të mbahet në Mbretërinë e Bashkuar pasi fituesja e këtij viti, Ukraina, nuk mund ta organizonte shfaqjen për shkak të luftës.

Në një mesazh për Ukrainën, kryetarja e bashkisë së Liverpool Joanne Anderson, tha se ngjarja, në M&S Bank Arena, do ta bëjë Ukrainën të ndihet krenare.

KËTU LAJMET MINUTË PAS MINUTE

"Kjo është një ngjarje masive dhe sytë e botës do të jenë tek ne në maj, veçanërisht ata të miqve tanë në Ukrainë," tha ajo.

"Tani fillon puna me muaj për të organizuar festën më të mirë ndonjëherë. Ukraina - ju keni premtimin tim, ne do t'ju bëjmë krenarë."

Claire McColgan, drejtore e Kulturës së Këshillit Bashkiak të Liverpulit, tha për BBC News: "Ndihet sikur i gjithë qyteti u hodh në ajër në të njëjtën kohë sonte".

Kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar Liz Truss tha se Liverpool "do të organizojë një shfaqje të paharrueshme që feston kulturën dhe krijimtarinë e pasur të Ukrainës".

Sekretarja e Kulturës Michelle Donelan shtoi: "Qyteti e do muzikën dhe di të organizojë një festë, kështu që nuk kam dyshim se do të presë një përvojë spektakolare për mijëra të pranishmit dhe miliona njerëz që do të na ndjekin nga shtëpia."