Lavrov: Lufta bërthamore, e papranueshme për Rusinë. Perëndimi nuk do shkatërrojë ekonominë tonë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Tetor 2022, 17:09
Rusia është zotuar t'i përmbahet deklaratës së pesë fuqive bërthamore se lufta bërthamore është e papranueshme.
Kështu ka thënë ministri i Jashtëm rus, Serghei Lavrov, sipas raportimeve të Tass.
Lavrov më tej pohoi se Perëndimi përdor gënjeshtra dhe manipulime për të portretizuar Rusinë si një burim kërcënimesh bërthamore dhe theksoi natyrën mbrojtëse të politikës së parandalimit bërthamor të Moskës.
"Perëndimi nuk do të jetë kurrë në gjendje të shkatërrojë ekonominë ruse" mësohet të ketë thënë ministri i Jashtëm rus, Serghei Lavrov, sipas raportimeve të Tass.
