Protestat dhe dhuna tronditin Haitin, i kërkon botës ndihmë ushtarake

Protestat dhe dhuna e bandave kanë tronditur Haitin, duke e zhytur vendin në një krizë të përkeqësuar politike, ekonomike dhe të sigurisë.

Shteti ka kërkuar mbështetje ushtarake të huaj për të frenuar krizën e dhunës së bandave e cila ka paralizuar vendin.

Qeveria Haitiane autorizoi kryeministrin Ariel Henry për të kërkuar ndihmë të armatosur për shkak të "rrezikut të një krize të madhe humanitare".

Nuk është e qartë se kujt i është dërguar kërkesa për ndërhyrje dhe në çfarë forme do të jepej ndihma.

KËTU LAJMET MINUTË PAS MINUTE

OKB-ja tha se nuk kishte marrë një kërkesë zyrtare nga qeveria e Haitit.

Ndërkohë, SHBA-ja u bëri thirrje qytetarëve të saj në Haiti të largohen për shkak të pasigurisë.

SHBA po shqyrton gjithashtu një kërkesë për një korridor humanitar për të rivendosur shpërndarjen e karburantit brenda Haitit, sipas zëdhënësit të departamentit të shtetit, Vedant Patel.

Terminali i karburantit Varreux është kontrolluar dhe bllokuar nga një koalicion bandash të fuqishme që nga muaji i kaluar, i cili ka ndalur të gjithë vendin. Disa spitale janë mbyllur, ndërsa bizneset dhe shërbimet e transportit kanë pushuar së punuari në shenjë proteste për skamjen.

Trazirat civile u përshkallëzuan që kur kryeministri njoftoi përfundimin e subvencioneve të qeverisë për karburantin më 11 shtator, gjë që bëri që çmimet e benzinës dhe naftës të rriteshin në qiell.

Që atëherë, protestat dhe plaçkitjet janë intensifikuar, me kryeqytetin Port-au-Prince, në qendër të tij. Depot e ndihmave ushqimore janë vënë në shënjestër, me një vlerë prej 5 milion dollarësh ndihma ushqimore të humbura në sulme të përsëritura, sipas të dërguarit të Haitit në OKB.

Qeveria e Haitit tha se tetë njerëz kishin vdekur të dielën nga kolera, për herë të parë në tre vjet - duke ngritur shqetësime edhe për mundësinë e një krize shëndetësore.

Nga shumë furnizime që janë bllokuar nga bandat e vendit, uji i pastër është jetik - veçanërisht pasi kolera përhapet përmes ujit të kontaminua