Ngordh qeni më i vjetër në botë, ja sa vjeç ishte
Qeni më i vjetër në botë , një Fox Terrier i quajtur Pebbles ka ngordhur pesë muaj pas ditëlindjes së tij të 22-të.
Këtë e kanë bërë të ditur pronarët e saj përmes faqes në Instagram dedikuar asaj.
"Ishte një shoqëruese jete, ishte nder ta kisha si kafshë shtëpiake. Do të na mungojë shumë”, shkruan Bobby dhe Julie Gregory.
I lindur më 28 mars 2000 në Long Island, Pebbles u rendit në Librin e Rekordeve Botërore Guinness në maj. Ajo ka pasur 32 këlyshë me partnerin e tij Rocky, i cili vdiq në vitin 2016.
Nuk është e qartë se cili është sekreti i jetëgjatësisë së saj, për pronarët thonë se ishte "dashuria dhe vëmendja".
Megjithatë në librin Guinness lexojmë se dhjetë vjet më parë veterineri i saj ka filluar ta ushqejë atë vetëm ushqim për mace, ushqim më i pasur me proteina se ai për qentë.
