Itali/ 110 kg kokainë e pastër e fshehur në shtresën e kontenjerit me fruta nga Ekuadori, vlera 12 mln euro
Autoritetet e portit të Katanias, sekuestruestruan sot 110 kg kokainë nga Ekuadori.
Operacioni i ekzekutuar nga Guardia di Finanza e Agjensia doganore e këtij porti ka cuar në gjetjen e 96 pako kokainë me peshë totale rreth 110 kg në kontejnerët frigoriferë që transportonin fruta tropikale nga Ekuadori.
Analizimi i cilësë së drogë vërtetoj se është e një niveli të lartë pastërtie rreth 80% e që do të sillte një përfitim ekonomik pas shitjes me pakicë me vlerë mbi 12 milionë euro.
Identifikimi i kontejnerit me drogë u bë pas identifikimit të një saldimi të parregullt në pjesën e sipërme të tij, gjë që çoi në kontrollin më teknik e të hapjes së kontejnerit me ndihmën e repartit të zjarrfikësve.
Me ndihmën e repartit të qenëve antidrogë u realizua gjetja e pakonve me kokainë.
Sasia e drogës së kapur është vënë nën sekuestrimin e autoriteteve italiane.


