Zbulohet një tjetër varr masiv në rajonet e rimarra ukrainase, ja sa trupa u gjetën
Një varr masiv në qytetin e Limanit është zbuluar nga autoritetet ukrainase, njoftoi të premten guvernatori rajonal Pavlo Kirilenko.
Qyteti u rimor të shtunën e kaluar nga forcat e armatosura ukrainase.
KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE
Nuk është ende e qartë se sa trupa gjenden në varrin masiv, megjithëse agjencia ukrainase e lajmeve Ukrinform raportoi, duke cituar një oficer policie, se ishin 180.
Autoritetet ukrainase shpesh akuzojnë trupat ruse për kryerjen e krimeve të luftës në zonat që ata kanë pushtuar që nga pushtimi i territorit ukrainas më 24 shkurt. Moska e mohon këtë .
Disa javë më parë, 436 trupa u zhvarrosën në qytetin verilindor të Izium, pasi u rikthye nga forcat e armatosura ukrainase.
Sipas autoriteteve, këta ishin persona që patën vdekje të dhunshme.
Kirilenko, guvernatori i rajonit të Donetskut, tha në postimin e tij se varri masiv besohet se përmban "ushtarë ashtu edhe civilë" dhe se " numri i tyre i saktë ende nuk është konfirmuar".
Ai shtoi se u identifikua gjithashtu një vend me rreth 200 varre, me trupa të civilëve.

