Meta: I pafytyri i "Rilindjes" fajëson BE për shpopullimin nga të rinjtë e intelektualët, ata ikin nga pagat e ulëta

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka akuzuar sot kryeministrin e vendit Edi Rama se ai është fajtori i "shpopullimit" të Shqipërisë nga të rinjtë, intelektualët e profesionistët.

Meta shprehet se Shqipëria është e fundit në rajon sa i takon pagës së mësuesëve, mjekëve e intelektualëve për shkak se qeveria i ka demotivuar financiarisht e moralisht.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"I pafytyri i "Rilindjes" kërkon të fajësojë Bashkimin Europian dhe vendet e zhvilluara për shpopullimin e qëllimshëm që ai me sektin e "Rilindjes" i kanë bërë vendit tonë duke goditur shtresën e mesme, intelektualët dhe profesionistët në radhë të parë, me demotivimin financiar dhe moral.

Ndaj Shqipëria është e fundit në rajon për nivelin e pagës të arsimtarëve, pedagogëve, mjekëve, infermierëve dhe intelektualëve.

Sepse të ardhurat që duhet të shkojnë për të rritur pagat e tyre dhe përmirësuar kushtet e punës vidhen nga Edvin Rama përmes aferave si inceneratorët, koncesionet, PPP, tenderat sekretë dhe çmimet më të larta në Europë të karburanteve.

Koha për ta ndëshkuar këtë sekt të papërgjegjshëm, shpopullues dhe antikombëtar!", ka shkruar ai.