"Ua kërciti dhëmbët…", Opozita: Alqi Bllakon e liruan Rama dhe Veliaj
Dalja nga qelia e deputetit socialist Alqi Bllako për opozitën tregon se pas aferës së incineratorëve është vetë Edi Rama.
Madje Sali Berisha shkon dhe më tej, ku shprehet se masa e re e sigurisë është vendosur pas shantazheve se i akuzuari do të fliste.
Berisha: Dje liruan deputetin pasi ua kërcëlliti dhëmbët Erion Veliaj dhe Edi Ramës: Më lironi ose do të flas!
Meta: Lirimi i djeshëm i Alqi Bllakos është një goditje fatale për sistemin e drejtësisë. Është një ekzekutim moral i saj i bërë me urdhër të Edi Ramës.
Për të qetësuar elektoratin, dy kryetarët e partive kryesore të opozitës premtuan se nuk do të ketë ndarje në zgjedhje, madje as mes grupimeve në selinë blu.
Berisha: Të gjithë demokratët duhet ta kemi të qartë: E ardhmja jonë përcaktohet para së gjithash, nga aftësia jonë për të ndryshuar.
Meta: Kushdo të rrisë ndjenjën e tij të përgjegjësisë dhe reagimit dhe të gjithë sëbashku të aksionit politik.
Në një situatë ku sipas tyre drejtësia është në duart e mafies, është detyrim i opozitës të ecë në rrugën e aksioneve të përbashkëta.
Berisha: Ne do të ngrihemi, duhet të ngrihemi në protesta të fuqishme.
Meta: Duhet ta ndëshkojmë Rilindjen pa mëshirë.
Pranë garës për të drejtuar bashkitë e vendit dhe koalicionit të hapur mes këtyre dy kampeve mbetet për tu konkretizuar mënyra sesi do të përfaqësohet opozita, teksa në parim janë dakordësuar për tu futur në listë me kandidatë të përbashkët.

