Dosjet nuk do të jenë sekret, PS e PD bien dakord për të hapur dosjet e ish-sigurimit të shtetit

Pas 4 orë debatesh maxhoranca dhe opozita kanë gjetur konsensusin sa i përket hapjes së dosjeve të sigurimit të shtetit.

Në parlament palët do të shkojnë me propozimin për të mos pasur më sekrete.

Gazment Bardhi: Ai informacion nuk mund të qëndrojë më i mbyllur, shoqeria ka nevojë të njihet me këtë informacion.

Klotilda Bushku: Parimi i të gjithëve është i qartë, do të hapim dosjet .

Përjashtim do të kenë rastet ku cenohet siguria kombëtare.

Gazment Bardhi: Duke hequr tashmë ato kritere kufizuese që tashmë e kanë të limituar kategorinë e personave që mund të kërkojnë marrjen e dokumentacionit të ish sigurimit të shtetit.

Në sitë do të kalojnë edhe politikanët të cilët kanë marrë certefikatën e sigurisë nga komisioni i Muzine Bezhanit. Në këtë mënyrë duket se hapet rruga për të verifikuar nëse dhe ish presidenti Meta ka qenë ose jo bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit.

Klotilda Bushku: Të hiqet certefikata Bezhani-Muzini, të njoftojmë autoritetin që i ka të gjithë mekanizmat, që qytetarët të kenë mundësi të informohen për të vërtetën e së shkuarës. Që e shkuara të mos jetë pengesë për të ardhmen e vendit.

Në parim nenet e dakordësuara kaluan pa mbështetësit e Berishës gjithsesi nenet më tej do të vijojnë të diskutohen javën e ardhshme.