Shtohen rastet me kancer gjiri, Heldon Nina: Mbi 200 gra dhe vajza humbën jetën gjatë vitit 2021
Reth 200 gra dhe vajza kanë humbur jetën gjatë vitit 2021 nga kanceri i gjirit, ndërsa numri i rasteve të reja është mbi 700. Sipas të dhënave të ISHP mosha më e prekur është ajo mbi 50 vjeç, ndërsa me përqindje të ulët janë edhe rastet kur tumoret janë shfaqur tek meshkuj.
Numri i rasteve të reja me kancer gjiri ka shënuar rritje gjatë vitit 2021, me rreth 700 pacientë të prekur krahasuar më një vit më parë.
Helidon Nina, Kirurg onkolog thotë se mbi 200 persona kanë humbur jetën si pasoje e kancerit të gjirit në vitin e fundit.
“Per 2021 numri i rasteve janë me kancer gjiri, kanë qenë 714 raste të reja. Një diçka është e vërtetë që pandemia në vetevete, po prap në shifrat zyretare të 2020 ka qenë rreth 684 nëse nuk gaboj raste të reja. Por pse? Sepse ishte pandemia. Njerezit nuk dilnin, mund të themi vdekjet në 2021 kanë qenë 214 raste.”
Shqëtësim mbetet përsëri neglizhenca e qytetarëve, megjithëse çdo vit po vërehet një ndërgjegjësim më i lartë. Ndërsa moshat më të rrezikuara janë ato mbi 50 vjeç.
“Mosha e pacienteve me kancer gjiri gjithmon dhe vazhdon të jetë ajo që predeminon nga mosha 50 deri në 70 vjeç. Kemi dhe raste të moshave të reja por nuk mund të themi që kemi një shtim alarmant te këto mosha."
1 deri 2 për qind e rasteve të diagnostikuar me kancer gjiri janë meshkujt, të cilët në shumë raste paraqiten me vonesë tek mjeku.
“Kanceri i gjirit ekzistom edhe tek meshkujt, por me shifra shumë të ulëta 1 deri 2 për qind që mund të jetë si propabilitet. Meshkujt vijnë pak më vonë.”
Kontrolli periodik sipas mjekëve ndihmon në diagnostikimin e hershëm të tumorit e për pasojë edhe në trajtimin e plotë të rasteve duke shmangur pasojat fatale.
