Si fis në biznesin e kanabisit, 71.6 vite burg për 13 të arrestuarit e operacionit "Kepi i Vozajve"
13 personat e arrestuar me datë 27 Janar të këtij viti në operacionin e koduar "Kepi i Vozajve" janë njohur me vendimin e gjykatës së Shkallës së Parë Mat nën akuzën e "Kultivimit të bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim".
Seanca maratonë e nisur të premten e kaluar dhe mbyllur pasditen e sotme me vendimin final të gjykatës së Shkallës së Parë në Mat, dënoi me 71.6 vite burg 13 të akuzuarit nga prokuroria e Matit.
Prokurori i çështjes Abaz Muça kërkoi nga gjykata dënimin me 73 vite, ndërsa për shkak të gjykimit të shkurtuar që kishin kërkuar të akuzuarit, masa e dënimit për secilin është ulur me 1/3.
Gjyqtarja e çështjes Suela Lika, pas pretencës së akuzës dhe palës mbrojtëse vendosi:
1 - Gëzim Ali Koleci 7 vite - 4.8 me ulje të 1/3
2 - Vilson Koleci 5.6 vite - 3.8 nga gjykimi shkurtuar
3 - Mehmet Koleci 6 vite, 4 vite burgim nga ulja me 1/3
4 - Idajet Koleci 6 vite, 4 vite me ulje të 1/3
5 - Gestjan Koleci 6 vite, 4 vite burgim nga ulja me 1/3
6 - Albert Koleci 6 vite, 4 nga zbritja e 1/3
7 - Lezan Riza Koleci 5 vite, 3.4 nga zbritja e 1/3
8 - Lezan Dyle Koleci 5 vite, 5 vite kusht (për shkak të moshës)
9 - Agim Koleci 5 vite, 3.4 vite burg nga zbritja e 1/3
10 - Afrim Haspepa 5 vite, 3.4 vite burg nga zbritja e 1/3
11 - Besmir Koleci 5 vite, 3.4 vite burg nga zbritja e 1/3
12 - Rasim Xheçuka 5 vite, 5 vite kusht (për shkak të moshës)
13 - Gazmir Xheçuka 5 vite, 2 vite burg
Të arrestuarit në fund të janarit të këtij viti ishin vendosur në përgjim nga prokuroria që në vitin 2019, ndërsa aksioni për arrestimin e tyre u zhvillua në Mat e Tiranë.
