Hapen aplikimet për Llotarinë Amerikane, qytetarja: Amerikën e do tërë bota

Këtë të mërkurë u hapën aplikimet për Llotarinë Amerikëne.

Të gjithë qytetarët shqiptarë që duan të bëjnë realitet ëndrrën amerikane mund  të plotësojnë formularët.

Interesi vjen gjithnjë e në rritje.

Ka dhe nga ata që dhe pse kanë aplikuar prej vitesh dhe nuk kan marrë një përgjigje pozitive ende nuk i kanë humbur shpresat.

“Unë do të aplikoj tani për të vajtur si turiste. Kam aplikuar një herë nuk ma dhanë tani dola në pension do të aplikoj prapë. Amerikën e do tërë bota, e kanë ëndërr. Unë e kam hedhur që kur isha 25 vjeçe, asnjëherë nuk më doli.”

Aplikimet për llotarinë do të përfundojnë në 12 të mesditës të datës 8 nëntor 2022. Ndërsa të gjitha njoftimet për aplikimin qytetarët duhet ti ndjekin në faqen e Ambasadës Amerikane.