Të groposura në një zonë me shkurre te "5 Maji", policia gjen pjesë armësh të vjetra
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Tetor 2022, 16:08
Policia e Tiranës ka zbuluar pjesë armësh të groposura në një zonë me shkurre te "5 Maji" në kryeqytet.
Bëhet fjalë për pjesë armësh të ndryshme të vjetra.
Policia ka bërë sekuestrimin e tyre dhe i ka dërguar në policinë shkencore për të mësuar më shumë rreth tyre.

