Njëri gjendet i mbytur në Durrës, tjetri pa shenja jete në fshatin Larushk, policia po heton ngjarjet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Tetor 2022, 16:05
Një 60 vjeçar dyshohet se aksidentalisht është mbytur në det në Durrs ndërsa një 82 vjeçar është gjetur pa shenja jete në fshatin Larushk, Fushë Krujë.
“Rreth orës 11:45, në Sektor Rinia, Durrës, dyshohet se aksidentalisht është mbytur në det shtetasi G. Z., rreth 60 vjeç, banues në Sektor Rinia.”, njofton policia.
Sakaq rreth orës 15:11, është gjetur në një arë, në fshatin Larushk, Fushë Krujë, pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi K. B., 82 vjeç, banues në Barkanush, Krujë, thuhet në njoftimin e policisë.
Paraprakisht, dyshohet se 82-vjeçari ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
Sipas deklarimeve të familjarëve, ky shtetas ishte larguar nga banesa më datë 27.09.2022.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
