Tentuan të kalonin mallra kondrabandë në Qafë Prush, arrestohen në flagrancë dy kosovarët
Dy shtetas kosovarë kanë rënë në prangat e policisë pasi janë kapur teksa po transportonin mallra ushqimore kondrabandë në afërsi të PKK Qafë Prush.
“U godit një rast i kondrabandimit të mallrave dhe u arrestuan në flagrancë, për veprën penale "Kontrabanda me mallra të tjera", shtetasit H. V., 48 vjeç dhe F. K., 41 vjeç, të dy banues në Kosovë”, njofton policia.
Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në afërsi të PKK Qafë Prush, duke tentuar të kalonin nëpërmjet kufirit të gjelbër, mallra ushqimore të cilat i kishin ngarkuar në automjetet e tyre.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 automjetet, së bashku me mallrat.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

