Pedagogët bojkotojnë auditorët, Rama dhe Kushi ua rrisin pagën vetëm me 7%, ata e quajnë qesharake

Protesta e dytë e pedagogëve nuk solli asgjë për kërkesat e tyre. Rritja e pagës me 50% nuk u mor në konsideratë nga kryeministri i cili deklaroi vetëm 7% rritje, ndryshim i cili u konsiderua qesharak. Pedagogët deklarojnë se në orët e para të mëngjesit kanë marrë mesazhe nga eprorët për të mos marrë pjesë në protestën e kësaj të mërkure.

Qëndresa e pedagogëve duket se e ka trembur qeverinë dhe drejtuesit e disa institucioneve të arsimit të lartë, të cilët kanë dërguar SMS në e-mail dhe numra celulari për të mos marrë pjesë në protestë.

“E dimë që po ushtrohet një presion nga strukturat e shteti me ndërhyrje dhe telefona.”

Por pavarësisht këtyre mesazheve protesta u zhvillua dhe pjesëmarrja ishte e konsiderueshme.

“Të rriten pagat për pedagogët dhe stafin akademik. Rritjen e fondeve për kërkim shkencor. Rritej ne shtesë mbi pagën për vjetërsinë e punës.”

Nga podium i ngritur të universiteti politeknik ne Tirane, edhe njëherë u radhitën kërkesat e tyre kryesore.

Nga universiteti bujqësor, Rama tha se pedagogët e kanë vet në dorë ta marrin pagën sa të duan, ndërsa nga qeveria do të kenë vetëm 7% rritje, duke shpërfillur kërkesën për 50% në 2 vite.

“Do të bëjmë një rritje page me 7%.”

Por me këtë ndryshim page, pedagogët nuk mbetën të kënaqur, duke thënë se është shifër e papërfillshme.

“Me pagën time i bie 56 mijë lejë. Këto probleme nuk janë zgjidhje.”

Ndërsa kryeministri Rama iu kujtoi autonominë e universiteteve për rritje page, ministrja Evis Kushi krahason investimin në dije me atë te punës së krahut, duke nxjerrë në pah njëherazi dhe dështimin e qeverisë për pagat e zjarrfikësve.

“Unë do t’i ftoja pedagogët për kushtet ku ndodhemi. Për zjarrfikësit është rritur 7%.”

Në 17 tetor, pedagogët vendosën që të bojkotojnë mësimin madje kërkuar edhe mbështetjen e studentëve, kështu bashkë më dy vitet akademike në kushtet e pandemisë, ky është i treti që nuk do të zhvillohet mësim i rregullt.