Tiranë, ktheu lokalin në rrugën "Myslym Shyri”, në vend konsumim i drogë, vihet në pranga 23-vjeçari
Një 23 vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet se ka përshtatur ambientet e lokalit të tij, për përdorimin e lëndëve narkotike.
Gjithashtu janë proceduar penalisht dhe 3 shtetas të tjerë, klientë në lokal.
“Gjatë kontrollit në ambientet e lokalit në rrugën "Myslym Shyri,në pronësi të shtetasit J. K., 23 vjeç, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe pajisje që shërbejnë për konsumimin e lëndëve narkotike. Gjithashtu, në ambientet e lokalit u gjetën shtetasit K. D., 24 vjeç, F. Gj., 24 vjeç dhe J. M., 19 vjeç, të cilëve gjatë kontrollit iu gjetën dhe iu sekuestruan pajise të tjera që shërbejnë për konsumimin e lëndëve narkotike dhe një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kokainë”, njofton policia.
U bë arrestimi i shtetasit J. K., për veprën penale "Përshtatja e lokalit për përdorim droge", si dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit K. D., F. Gj. dhe J. M., për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedural.
