Tifozja e Barit që u zhvesh në stadium tani rrezikon shumë

Telashe në horizont për tifozen e Barit, Coyote Cutee, e cila u shfaq e veshur vetëm me mbathje në stadiumin "San Nicola". Fotot e saj mund të jenë bërë virale për njerëzit por jo për prokurorinë që mund të hapë një çështje administrative për veprime të papërshtatshme në publik. 

Nëse rezulton fajtore, tifozja e pazakontë e Barit mund të detyrohet të paguajë mijëra euro gjobë. Ajo ka shkruar në rrjetet sociale se me atë gjest kërkoi t'i tregojë botës se si grua ndihet e lirë të bëjë veprimet që dëshiron. 

21-vjeçarja e lindur në Puglia studion për Komunikim Digjital dhe përveç karrierës si modele, ajo është e apasionuar pas futbollit pasi është pjesë e tifogrupit më besnik të skuadrës së Barit. 

Ajo është shumë aktive edhe në rrjetin OnlyFans ku fiton 4-5 mijë euro në muaj.