Merr fund “përralla”, Tom Brady dhe Gisele Bündchen divorcohen
Tom Brady dhe Gisele Bündchen në gjykatë. Tashmë nuk është më një mister që çifti do të divorcohet pas krizës që i ka përfshrë kohët e fundit. Një burim pranë çiftit konfirmon se ata jetojnë në shtëpi të ndara ndërsa modelja braziliane nuk ka shkuar prej muajsh në ndeshjet e bashkëshortit.
Që muajin e shkuar, CNN bëri të ditur lajmin që vuri theksin në problemet që kanë pasur në çift edhe pse të dy mohuan gjithçka. 7 herë kampioni i Super Bowl u rikthye këtë sezon në aktivitetin profgesionist, veprim që nuk i ka pëlqyer aspak Bündchen.
Çifti i martuar në vitin 2009 nuk ka pasur asnjëherë probleme të tilla por viti i fundit shërbeu si një pikë kthese ku Gisele ka marrë vendimin për t’i dhënë fund.
“Ky është një sport shumë i dhunshëm, ne kemi fëmijë dhe unë do të doja që ai të ishte më shumë i pranishëm në familje”, theksoi modelja në një intervistë dhënë për revistën “Elle” disa kohë më parë.
