Gol i pabesueshëm, shikoni se si e ekzekuton penalltinë futbollisti rus (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Tetor 2022, 12:27
Futbollisti rus, Norik Avdalyan bllokon rrjetin social "Twitter" me një veprim akrobatik. Klikimet për gjestin e tij kanë vërshuar gjatë orëve të fundit pasi 26-vjeçari ka arritur të finalizojë një veprim që nuk është regjistruar asnjëherë më parë nga njerëz të tjerë.
Një gjest akrobatik që e ka kryer edhe 4 vite më parë kur ai ishte pjesë e të rinjve të Rubin Kazan por këtë herë, e gjithë situata është regjistruar.
Shikoni se çfarë bën sulmuesi i Nefis Kazan në momentin e ekzekutimit të 11-metërshit, thjesht i pabesueshëm.
Njerëzit në rrjete sociale kanë shpërthyer menjëherë duke këruar me çdo kusht që veprimi të hyjë minimalisht në listën e golave për çmimin “Puskas”.
