Helena Seger zbulon se përse nuk ëshë martuar me Zlatan Ibrahimovic

Nuk dihet asgjë ose më saktë, shumë pak për jetën private të Zlatan Ibrahimovic, prej shumë vitesh bashkëjetues me modelen nordike, Helena Seger. Ata janë prindër të dy fëmijëve edhe pse nuk kanë vendosur asnjëherë kurorë.

Është vetë bukuroshja bionde që zbulon disa sekrete të jetës së saj private me futbollistin dominues të futbollit suedez gjatë dy dekadave të fundit.

“U njohëm në një moment kur ai kishte parkuar keq makinën Ferrari në Malmo dhe nuk e lejonte makinën time Mercedes të kalonte. E sulmova me fjalë të rënda dhe aty ai pa diçka që i pëlqeva. Nuk është e lehtë të jetosh me të por e pranoj, as me mua nuk është e lehtë të jetosh.

Besoj se Zlatan më pëlqen pasi unë përballem me të dhe kam një histori interesante pasi e kam ndërtuar karrierën me sakrifica. Martesa do ta pengonte sensin tim të pavarësisë. Nuk dua të etiketohem si bashkëshortja e një lojtari. Njerëzit nuk e dinë se sa shumë kam studiuar, punuar dhe luftuar”.