Rusi u arrestua në hotel në Durrës, Gjermania kërkon ekstradimin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Tetor 2022, 10:46
Ky që shikoni në këto foto është Denis Borisov i cili ra në pranga nga policia e Durrësit pasi rezultoi se ishte person I shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Sipas autoriteteve rusi rezulton të jetë personi më i kërkuar i shtetin gjerman. 28-vjeçari rus ishte në kërkim nga drejtësia gjermane për trafik droge.
I riu me shtetësi ruse dhe rezident në Gjermani është kapur në një hotel në rrethrrotullimin e Durrësit dhe u arrestua nga FAST Albania më 1 tetor 2022.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Wiesbaden,Gjermani, vijon punën për ekstradimin e tij drejt Gjermanisë.
