Ky është ushtaraku i arrestuar gjatë operacionit "Porositësi" nisur pas rrëfimit të dy vëllezërve Beqiraj

Ora News ka siguruar foton e ushtarakut të repartit Pezë Helmës Altin Celami.

Ai u vendos në pranga në kuadër të Operacionit të koduar "Porositësi", ku u arrestuan 15 persona ndërsa 5 të tjerë janë në kërkim si anëtarë të një grupi kriminal që kryenin dhe vrasje në Tiranë dhe në Durrës.

Celami akuzohet për armëmbajtje pa leje.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Hetuesit kanë zbuluar se ky shtetas, kishte blerë dy armë zjarri në Durrës ndërsa po hetohet rreth pistave të ndryshme, nëse është porositur dhe i kishte për llogari të dikujt apo motiv tjetër.

Nga Ministria e Mbrojtjes mësohet se Celami do të përjashtohet nga radhët e Ushtrisë për shkelje të rëndë.

Pikënisja e hetimeve që çoi më 4 tetor 2022 në arrestimet në kuadër të operacionit "Porositësi" ka qënë dëshmia e dy vëllezërve Indrit dhe Gentian Beqiraj të cilët u sulmuan disa netë më parë në autostradën Durrës-Tiranë, madje njëri u mor peng.

Ata kanë rrëfyer para hetuesve disa plane për vrasjen me pagesë të shtetasit Aleksandër Laho, i njohur si Rrumi i Shijakut.