Presidenti Begaj lë Tiranën e shkon në Shkodër, takon të zgjedhurin e Berishës
Presidenti i Republikës Bajram Begaj është ndalur në Shkodër, në vizitën e tij të parë zyrtare në një bashki të vendit. Ai u takua me Bardh Spahinë, kryebashkiakun e propozuar nga Sali Berisha, ndërsa nga atje ai vlerësoi bashkëpunimin lokal PD-PS.
Të parën vizitë jashtë Tiranës zyrtare, kreu i shtetit Bajram Begaj zgjodhi ta zhvillojë në qytetin e Shkodrës.
Si e vetmja bashki në vend e cila qeveriset jo nga Partia Socialiste, Bajram Begaj u prit nga Bardh Spahia, kryebashkiaku i propozuar nga Sali Berisha.
Pasi bëri bashkë demorkatë e socialistë në Shkodër, mesazhi i Presidentit shkoi për të gjithë politikën tashmë nën ethet e zgjedhjeve të ardhshme lokale.
"Takim shumë i mirë me Kryetarin e Bashkisë së Shkodrës Bardh Spahia si dhe kryetaren e Këshillit Bashkiak, Brisela Kadija. Vlerësoj bashkëpunimin politik në nivel lokal, një mesazh i shkëlqyer i bashkimit të forcave për të mirën e komunitetit dhe zhvillimin e qytetit," tha ai.
Më pas në një ceremonie të veçantë, kreu i shtetit nderoi në 100 vjetorin e krijimit të tij, gjimnazin shtetëror “28 Nëntori” me dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”.
"Janë me dhjetra personalitete të dala nga ky gjimnaz në dekada ë politikë, art, sport e shkenca që ushtrojnë profesionin e tyre brenda si dhe jashtë vendit. Sot kam derin që i akordoj sot gjimnazit "28 nëntori" medaljen dhe dekoradën "Nderi i Kombit"," tha Begaj.
Vizitën në Shkodër presidenti Begaj e mbylli me një sëri takimesh që nga prefektja Mjalinda Angoni, tek krerët e komuniteteve fetare dhe muzeun e fotografisë “Marubi”.
