"Vrasës me pagesë"/ Dy vëllezërit Beqiraj kërkojnë statusin e të penduarit

Vëllezërit Indrit dhe Gentian Beqiraj, të arrestuar si pjesë e një grupit të struktuar kriminal, që kryente vrasje me pagesë, kërkojnë statusin e të penduarit  të drejtësisë për të zbardhur të gjitha krimet ku janë të përfshirë.

Deri më tani ata kanë pranuar se janë paguar për 4 atentate në Durrës dhe Tiranë.

Porosia e parë sipas policisë, ka qenë ajo për ekzekutimin e një personi dhe dy niperve të tij në Zonën e Don Boskos në Tiranë.

Vëllezërit Indrit dhe Gentian Beqiraj, kanë dëshmuar në polici se objektiv ishte Geron Hasanbelliu, ndërsa porosinë e kishte dhënë armiku i tij Kasandër Nogës, i cili pak muaj më parë, tentoi ti vrasë të vëllain Erionin në Belgjikë.

Indrit dhe Gentian Beqiraj mësohet se kanë treguar se e kanë ndjekur për rreth një muaj Geron Hasanbelliun, por në fund janë tërhequr.

Në këto kushte, ka qene Kevin Zeneli, ai që ka marrë përsipër të realizojë vrasjen, por ngatërroi objektiv dhe vrau gabimisht Erjon Çelën dhe la 4 të plagosur.

Ata kanë shprehur vullnetit për të bashkëpunuar duke treguar për një sërë krimesh dhe kanë kërkuar që tu garantohet jeta e tyre dhe familjarëve të tyre.

Ekzekutimi i Arbën Mërkurit në Durrës, ishte porosia e dytë që kishin marrë vëllezërit Beqiraj.

I njohur si Maneci, 48 vjecari u ekzekutua 5 muaj më parë, por policia en de nuk e ka zbardhur se kush ishin autorët!.

Vrasja e dy personave me porosi të policit të burgjeve Flamur Bejko, krim që u parandalua është ngjarja e tretë që kanë marrë përsipër dy vellëzërit Beqiraj.

Për këtë ata thonë se kishin marrë edhe 3500 euro kapar. Por polici i Burgjeve në dëshminë e tij e ka mohuar akuzën. Flamur Bejko ka deklaruar se shumën ua kishte dhënë vellezëerve, pasi njëri prejt tyre do të plotësonte dokumente për të banuar në Greqi.

Mes 15 personave të akuzuar si pjesë e grupit të strukturuar kriminal është Altin Celami, ushtarak i repartit të Pezë Helmësit i cili dyshohet se u siguronte armë.

Dyshimet janë se Indrit dhe Gentian Beqiraj po planifikonin atentat edhe ndaj Aleksandër Laho alias Pëllumb Muharremi, i njohur me nofkën 'Rrumi i Shijakut, i cili mori peng njërin prej tyre, ngjarje që më pas i detyroi vellezërit të rrëfehen në polici, duke zbardhur kështu ngjarje të rënda kriminale.

Porositesi

Arrestimi i dy vëllezërve Indrit e Gentian Beqiraj u pasua më 4 tetor 2022 me dhjetra të prangosur në Durrës dhe Tiranë në kuadër të operacionit "Porositësi" ka zbardhur një seri atentatesh të porositura nga Kasandër Noga, i cili është i arrestuar në Belgjikë.

Ai nëpërmjet Kevin Zenelit rekrutonte vrasës kundrejt shumave të mëdha. Një prej këtyre atentateve ishte vrasja gabimisht e Erion Çelës në rrugën "Don Bosko" në janar të këtij viti, ndërkohë që objektivi i vërtetë ishte Geron Hasanbelliu.