Operacion antidrogë në Fushë Krujë, kapen 30 kg kanabis në një banesë, shoqërohet pronari

Një operacion i policisë së Fushë-Krujës është finalizuar me kapjen e 30 kg kanabis sativa.

Sipas burimeve policore uniformat blu kan mësuar në rrugë operative se një shtetas i identifikuar me iniciale E.M merrej me shitjen e lëndëve narkotike është organizuar puna ku gjatë kontrollit të banesës së tij u kap sasie e lëndës narkotike, ku një pjesë i kishte në proçes tharje e ndërsa disa të tjerë në doza të vogla gati për shitje.

Shtetasi në fjalë ndodhet ambjentet e policisë së Krujës aty ku po merret në pyetje si dhe po përgaditën proceduarat për akuzën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.