Krimi kibernetik, opozita: Ende asnjë masë e përgjegjësi e personave të administratës
Sulmet kibernetike ndaj të dhënave online në Shqipëri janë bërë pjesë e përditshme të debateve mes palëve politike.
Në diskutimet në Komisionin për Politikat e Jashtme opozita akuzoi se ende nuk ka asnjë përgjegjës sa i përket rënies së sistemit, pavarësisht se sulmi nga Irani konsiderohet nga më të fortët.
Belind Këlliçi: Ende nuk kemi ndonjë masë në lidhje me përgjegjësitë e personave të administratës publike dhe asnjë përgjegjësi nuk kemi nga sgteti deri më sot.
Madje Grida Duma sollli në vëmendje edhe rastin e patronazhistëve ku askush nuk u dënua.
Grida Duma: Nuk ka filluar me iranin kjo bombë. Ju mund të doni ta mbuloni me Iranin por nuk ka filluar këtu. Bomba ka filluar në prill kur dolëm me patronazhistët. Asaj bombe i kemi kthyer një përgjigje që ti kthejm ëdh ekësaj të dytët.
Mazhoranca nga ana tjetër u mbrojt në faktin se bëhet fjalë për një sulm ndaj shqipërisë, duke tentuar dhe të frenojë tonet e kundërshtarëve
Petro Koçi: Krimi kibernetik nuk cënon vetëm integritetin moral apo dhe dimensione të tjera të individëve.
Blendi Klosi: Qeveria e Iranit nuk na sulmon se u kujtua për Shqipërinë dhe ne kemi bazën e të dhënave. Jo. Na sulmon sepse ne kemi ndarë që të jemi në një aleancë e cila po bën sot një luftë dhe ne jemi pjesë e kësaj lufte.
Debatet u zhvilluan në diskutimin për anëtarësimin e Shqipërisë në Konventën për Krimin Kibernetik, ku zëvendësministrja e drejtësisë theksoi se përmes saj garantohet ruajtje e të dhënave sensitive, sidomos pas ngjarjeve të fundit.

