Atentati në "Don Bosko" me porosi nga Belgjika, vëllezërit Beqiraj e ndihmuan ekzekutorin të ikte jashtë

Arrestimi i dy vëllezërve Indrit e Gentian Beqiraj që u pasua me dhjetëra të prangosur në Durrës dhe Tiranë ka zbardhur një seri atentatesh të porositura nga Kasandër Noga, i cili është i arrestuar në Belgjikë. Ai nëpërmjet Kevin Zenelit rekrutonte vrasës kundrejt shumave të mëdha. Një prej këtyre atentateve ishte vrasja gabimisht e Erion Çelës në rrugën "Don Bosko" në janar të këtij viti, ndërkohë që objektivi i vërtetë ishte Geron Hasanbelliu.

Vrasja e Erion Çelës, i cili njihej edhe me emrin Adriatik, me 4 janar të këtij viti në zonën e "Don Boskos" sipas policisë së Durrësit është bërë gabimisht pasi autorët ngatërruan shënjestër.

Objektivi atentatit ka qenë Geron Hasanbelliu dhe nipat e tij.

Në këtë ngjarje të rëndë përveç viktimës Erion Çela, të plagosur mbetën edhe 4 persona të tjerë.

Nga verifikimet policisë dhe dëshmitë e mara nga vellezërit Beqiraj rezulton se ata kishin rënë në kontakt me shtetasit Kevin Zeneli alias Kevin Suçi dhe Ilirian Feçi.

Sipas policisë Suçi dhe Feçi për llogari të Kasandër Nogës kanë përcjellë porosinë për vrasjen e Geron Hasanbelliut kundrejt shumave nga 50 deri 150 mijë euro.

Pavarësisht porosisë dhe planifikimit të ngjarjes, shtetasit Gentian Beqiraj dhe Indrit Beqiraj nuk e kanë kryer vrasjen por kanë ndihmuar autorin të arratiset.

Sipas policisë autori dyshohet të jetë Kevin Zeneli alias Suçi (personi në foton më sipër). Nga rrëfimi i vëllezërve është arritur të provohen edhe veprimet e Indrit dhe Gentjan Beqiraj në vrasjen e Arben Merkurit.

Indrit e Gentian Beqiraj dyshohet se kishin marrë një shumë prej 6000 mijë euro paradhënie si dhe një shtëpi më qira në afërsi të Arben Merkurit.

Për vrasjen ata kanë siguruar armët e zjarrit, motoçikletën, megjithëse policia nuk e ka të qartë nëse për eleminimin e tij vëllezërit kanë qenë  autorë apo thjesht informatorë.

Edhe kjo vrasje, sipas hetimeve dyshohet se ishte porosi e marrë nga Kasandër Noga nëpërmjet Kevin Zenelit.

Përveç personave të botës së krimit edhe një punonjës i policisë së burgjeve ka qenë i implikuar duke i ofruar para për kryerjen e një vrasje të dyfishtë.

Sipas policisë punonjësi Flamur Bejko ka pagusr te vëllezërit një shumë prej 3500 euro për ekzekutimin e shtetasve S.Z si dhe I.H në shenjë hakmarrje, pasi këta të fundit dyshohet se e kanë dhunuar policin Flamur Bejko.