Mjekët e specializuar po ikin, Dollenberg: Spitalet rajonale po mbahen nga mjekë në prag pensioni
Mjekët e specializuar po ikin nga Shqipëria ndërsa spitalet rajonale po mbahen në punë me bluza të bardha në prag pensioni. Federata shqiptare e mjekëve në Europë thekson se rreth 60 për qind e atyre që ikin janë specializantë në moshë të re. Për shumicën prej tyre, destinacioni është Gjermania
Spitalet rajonale po mbahen nga mjekë që janë në prag pensioni.
Kryetarja e mjekëve shqiptarë në europë, Aurora Dollenberg, thotë se më së shumti rinjtë po largohen nga Shqipëria.
"Mosha midis 25-30 vjeç po emigrojnë masivisht, duke bërë që vetëm brezat që janë në vitet e fundit të karrierës së tyre dhe në prag të pensionit të vazhdojnë ti mbajnë, sidomos spitalet rajonale," tha ajo.
Dollenberg thotë se 60 për qind e mjekëve shqiptarë që largohen nga vendi, janë të kalifikuar në programe të caktuara.
"Edhe vetë Europa po shqetësohet kur shohin se sa të rinj duan të ikin nga Shqipëria dhe theksojnë se më shumë se 60% të të ikurve janë gjithmonë me një gradë universitare, apo eksperta të mirëfilltë të universitetit, " tha ajo.
Për të ndihmuar sistemin shëndetësor nga largimet e bluzave të bardha, Federata e Mjekve dhe MSH po përpiqen të kthejnë në Shqipëritë larguarit para 10 vitesh.
"Ata që kanë të paktën një 10 vjeçar apo më tepër në emigrim, po përpiqen ti joshin që të ketë edhe kthime. Edhe pse janë një përqindje e vogël përsëri jemi në negociata që vitin tjetër të thehen edhe profesionistët e parë," tha ajo.
Për tu larguar nga Shqiëpria për një periudhë ta caktuar kohe, një mjek duhet të marr certifikatën e sjelljes së mirë që lëshohet edhe për spercializime edhe tu larguar në një punë jashtë vendit.
Në 4 vitet e fundit kanë marrë këtë certifikatë 629 mjekë shqiptarë, ndërsa nga urdhri i mjekut kanë dhënë dorëheqjen vetem 5 përsona.
Në 2018 - 164 certifikata për sjellje të mirë
Në 2019 - 166 certifikata për sjellje të mirë
Në 2020- 132 certifikata për sjellje të mirë
Në 2021 - 167 certifikata për sjellje të mirë
Paga jo e kënaqshme dhe ngarkesa në punë janë ndër arsyet kryesore përse mjekët zgjedhin të lënë shqipërinë për një vend tjetër, ku destinacioni kryesor është Gjermania.
