Tiranë, dyshohet se ndihmoi gruan e tij në vetëvrasje dhe fshehu ngjarjen, Apeli lë në burg bashkëshortin

Gjykata e Apelit Tiranë sqaron se ka arrestuar shtetasin SH.L. i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shkaktimi i vetëvrasjes” si dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

Gjithçka nisi më në datën 05.09.2022, rreth orës 07:30, ku në Komisariatin e Policisë nr. 5 Tiranë, është paraqitur shtetasi me iniciale S.B, i cili ka kallëzuar se ka dyshime në lidhje me vdekjen e motrës së tij.

Ai ka hedhur dyshime ndaj bashkëshortit të saj me iniciale SH.L, i cili dyshohet se e ka asistua rnë vetëvrasje dhe ka fshehur ngjarjen.

“Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin e arrestit dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, për personin nën hetim SH.L, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shkaktimi i vetëvrasjes” si dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, të parashikuara nga nenet 99 dhe 301 të Kodit Penal. Me vendimin nr. 1862 Regj. Them, datë 08.09.2022, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur: Vlerësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë të personit nën hetim SH.L. Caktimin si mase sigurimi personal ndaj shtetasit SH.L, atë të “arrestit ne burg”, te parashikuar nga Neni 238 I K. Pr. Penale.” – njofton gjykata.

Nga an e tij SH.L. kërkoi ndryshimin e vendimit dhe caktimin e masës së sigurimit personal “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”.